Kerko

FB LIKE

venerdì 25 maggio 2012

Petriti i BB4: Big Brothër, show i montuar, fitorja sivjet ështe e Liamit



Big Brother nuk është reality show, por vetëm një program televiziv i montuar, kështu është shprehur për Indeksonline, Petrit Bylykbashi, i cili ishte banor i shtëpisë së Big Brother 4.
Ai ka thënë se nuk e di pse shikuesit harxhojnë lek kot në dërgimin e sms-ve rreth një formati të tillë siç është Big Brother, kur sipas tij, dihet se edhe ai është si çdo program tjetër televiziv.



“Qysh nga pilot projekti kur të bëhet i dihet fillimi dhe fundi i një programi televiziv, njëjtë është edhe Big Brother, gjithmonë caktohen personazhet qysh para fillimit të edicionit dhe vazhdojnë me eliminime ashtu sipas projektit” ka thënë Petriti.
Petriti, ka treguar se qysh para audicioneve bëhet përzgjedhja e karaktereve që do marrin pjesë në atë “reality” show, siç e quan ai dhe pastaj audicionet mbahen për me u gjet vetëm “emrat” që do hyjnë brenda asaj shtëpie dhe gjithmonë funksionon e njëjta mënyrë.
“Ai që krijon më së shumti antipati në publik mbahet brenda pasi që votimet janë “voto për atë që doni të largoni” është logjik e thjesht pasi që bazën e të ardhmen e të hollave, pas sponsorëve e kanë në sms-a. Kështu që i duhet ta mbajë brenda atë që votohet më së shumti për me dal nga ajo shtëpi” tregon Petriti.
Ai ka thënë se pasi që ka qenë pjesë e Big Brother, e ka të drejtën të thotë se ky show vetëm “reality” nuk është.
Petriti e ka përgëzuar Liamin për fitoren, sepse siç thotë, ai ka ditur të luajë lojën si brenda shtëpisë njëjtë edhe me autorin, Rrezart Aga.

Nessun commento:

Posta un commento