E njëjta përmbajtje substancash narkotike që u përdor në mbidozë e që solli vdekjen e mbretit të muzikës pop Michel Jackson do të përdoret për të ekzekutuar kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Propofoli që u administrua në dozë të madhe nga mjeku i Jackson, Dr.Conrad Murray do tu injektohet në Missouri atyre që është planifikuar të ekzekutohen me vdekje. Michael Worthington i cili është dënuar në vitin 1995 tanimë mund të jetë personi i parë në këtë shtet që do të ekzekutohet me propofol.

Nessun commento:
Posta un commento