Këngëtarja Rozana Radi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me grupin “Aragona Band”. Kënga është një baladë ,e cila është realizuar edhe me videoklip. Ajo titullohet “Tepër jemi dashtë” dhe video vjen si një minifilm interesant.
Këngëtarja Rozana Radi shfaqet disa herë në krevat me Drinin, me solistin e grupit. Por a do të jetë bërë vallë xheloz Mc Kresha për këtë skenë? Nuk i dihet!
Vetëm se këtu këngëtarja ka shfaqur edhe atë anën e aktores sic ajo në fakt është. Edhe pesë djemtë simpatikë të grupit kanë aktruar mjaft mirë në këtë video.
Gjithashtu mësohet se Rozana Radi do të ketë një bashkëpunim tjetër me këngëtarin kosovar Ramadan Krasniqi, pas suksesit me këngën “Valsi i Lumturisë”, pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”.
Gjithashtu mësohet se Rozana Radi do të ketë një bashkëpunim tjetër me këngëtarin kosovar Ramadan Krasniqi, pas suksesit me këngën “Valsi i Lumturisë”, pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”.

Nessun commento:
Posta un commento