Kerko

FB LIKE

martedì 15 maggio 2012

Përdhunon turisten amerikane në tualetin e lokalit, dënohet



Tre vjet dhe katër muaj është dënimi i dhënë ndaj një shqiptari i cili përdhunoi një turiste amerikane.Ngjarja në fjalë ndodhi një mbrëmje korriku të vitit 2006 në Itali, kur shqiptari Mirel.T, përdhunoi turisten amerikane me iniciale R.D në një lokal në Firenze ku zhvillohej një festë, ndërkohë që vajza kishte shkuar në tualet.
Duke përfituar nga rasti, djali e mbylli vajzën asokohe 19 vjeç në njërën nga banjat, për të abuzuar seksualisht me të.
Pas ngjarjes, djali u largua duke e lënë vajzën përtokë, teksa kjo e fundit pas ndihmës së marrë denoncoi në polici autorin.
Ndaj tij në vendimin e dhënë u vu dhe një gjobë disa mijëra euro, si dëmshpërblim për vajzën. /Noa/Telegrafi/

Nessun commento:

Posta un commento