Kerko

FB LIKE

martedì 29 maggio 2012

Genta: Rubensi më ka kërcënuar edhe nga familja, ai i ka nxjerrë fotot



Genta ka gjetur përkrahjen e familjes së saj sapo ka dalë nga “Big Brother”. Për të, kjo është gjëja më e rëndësishme, pas publikimit të fotove intime. Tashmë ajo shprehet e sigurt që ato foto i ka nxjerrë Rubensi dhe nëse do të gjejë fakte të mjaftueshme, do ta hedhë në gjyq. Qëllimi i saj është të nisë një jetë të re.



E treta më e votuar nga publiku për këtë edicion. Mendove për një moment se ishe më pranë çmimit se kurrë më parë?
Kur iku Ermali dhe Françeska, e ndjeva veten shumë më afër fitores dhe ishin emocione shumë të mëdha.
Si ka qenë eksperienca jote në “Big Brother”?
E mrekullueshme, edukuese, më ka dhënë mësime të vlefshme për gjithçka. Kam mësuar të kuptoj se duhet të jem më e fortë dhe jo të besoj te të gjithë, siç ka ndodhur me disa persona brenda shtëpisë. E kam fjalën për Dritanin, i cili ka folur ndryshe jashtë shtëpisë dhe për Françeskën që ka thënë shumë gjëra brenda. Nga ajo nuk e prisja, sepse në syrin tim ishte tjetër person dhe në dhomën e rrëfimit apo me persona të tjerë fliste kundër meje.
E meritonte Arbri fitoren?
Që javën e parë kam menduar që Ermali do të jetë fituesi dhe u habita që ai doli i pari. Nuk e di si shihen gjërat nga jashtë. Arbrin e mendoja lojtar të fortë, por nuk mendoja se do fitonte.
Megjithatë, duke qenë se u shpall fitues, mendoj se e meriton.
Mes Arbrit dhe Liamit, kujt do t’ia jepje votën?
Do t’ia jepja Liamit. Ka qenë më pozitiv dhe ka dhënë më shumë show, ndërsa Arbri përdori vetëm debatet si pjesën e tij më të fortë.
Si ka qenë takimi me familjen, sidomos pas publikimit të fotove të tua?
Kam qenë e shoqëruar me vëllain, me mamin, fola edhe me babin. Më duan shumë dhe më mbështesin për gjithçka. Kur kam mbështetjen e tyre, mbështetjen e stafit dhe të “Top Channel”, ato media që kanë fituar duke më përgojuar mua, nuk ia vlejnë.
A do takohesh me Rubensin, do përballesh me të?
Në qoftë se ai dëshiron një përballje, e dua “live” dhe dua që të ketë fakte. Të jetë i sigurt se nga kjo sfidë ka për të humbur shumë. Unë vërtet humba tre muaj, por kam fituar gjëra edhe më të mëdha që kalojnë edhe fotot dhe përpjekjen e tij për të më përbaltur emrin. Rubensi ka qenë i fiksuar pas meje, ai ka dashur të më mbajë afër vetes edhe me dhunë, me presion psikologjik. Vendi ku jetoj, e dinë shumë mirë se si ka qenë lidhja jonë, nuk është e nevojshme t’u mbush mendjen të tjerëve.
Pas daljes jashtë, vazhdon të besosh se i ka nxjerrë ai fotot?
Në fillim dyshova, nëse ka qenë ai apo ishte montazh, por tani jam 100 për qind e sigurt që e ka bërë Rubensi. Pak orë para se të hyja, i kam treguar për “Big Brother” dhe më tha që do të më nxirrte ca foto, do më nxinte jetën dhe më ka kërcënuar edhe me familje. Disa herë, edhe me akuza qesharake që vetëm një mendje psikopate mundet që t’i prodhojë.
A ka marrë fund lidhja juaj?
Lidhja jonë ka marrë fund shumë kohë më parë. Sido që të jetë puna, unë e kam dashur dhe jam përpjekur të shoh gjithnjë gjërat pozitive.
Rubensi ka deklaruar në gazeta se është i fejuar dhe është në krizë tashmë. Je në dijeni?
Të trashëgohet, nëse është i fejuar, shpresoj ta kalojë krizën. Me sa duket, vetëm ai e di që është i fejuar në Francë, sepse duke qenë se unë kam pasur kontakte shumë të ngushta me motrën e tij, me kushërinjtë, jam takuar edhe me të atin, ata nuk e kanë pohuar një gjë të tillë dhe kanë qeshur kur e kanë dëgjuar. Këtë fejesë hipotetike, Rubensi e bën vetëm për t’u dukur që atij nuk ia ndjen për mua, por është e kundërta. Më vjen keq për të që nuk di ta ndajë dashurinë nga fiksimi dhe shkon deri në dëshirë për hakmarrje, vetëm për faktin që e kundërshtova, hyra në “Big Brother” dhe plotësova ëndrrën time më të madhe. Kërcënimet e tij ishin të qarta, por nuk më ndalte asgjë dhe jam shumë e lumtur për zgjedhjen që kam bërë.
Është folur edhe për një djalë që ka simpati për ty. Çfarë lidhje ke me të?
Është thjesht një shok dhe nuk e di se çfarë mund të kenë thënë dhe a janë të vërteta, sepse më duket pak e çuditshme. Shpresoj që ta takoj, sepse është sjellë shumë mirë me mua dhe e vlerësoj.
Ti pate një moment në dyshim për të dalë nga shtëpia pasi mësove për fotot. Çfarë të bëri të ndryshoje mendje?
Stafi më ka qëndruar shumë pranë, po të mos ishte për ata, do të kisha dalë. Unë nuk e kuptova kur hyri Rubensi, se çfarë kishte ndodhur, por kur reflektova, kuptova që ishte një lojë shumë e përpunuar e tij, sepse më tha që do të nxjerr foto, por do të dal të mbështes.
Je shprehur se do ta hedhësh në gjyq. I qëndron ende këtij mendimi?
Nëse arrij të mbledh fakte për ta hedhur në gjyq, do ta bëj. Në të kundërt, nëse është diçka e stisur shumë mirë nga ana e tij ose nëse për mua do ishte humbje kohe dhe pa rezultat, mendoj ta lë me kaq. Në fund të fundit, me gjyq apo pa gjyq, Rubensi e ka treguar se kush është.
Si do ta ndryshosh jetën tënde?
Shpresoj shumë për një punë të mirë. E kam shumë qejf “Portokallinë”, një punë në televizion do të më pëlqente, por jam me këmbë në tokë. Duke qenë se mundësitë janë të pakta, dëshiroj më mirë që të mos e mbaj veten me shpresa. Çdo punë do të ishte e mirë për mua. Gazeta Shqip

Nessun commento:

Posta un commento