Kerko

FB LIKE

martedì 29 maggio 2012

Françeska: Lidhja me Ermalin do jetë më e bukur



Prisje më shumë se vendin e katërt?
Nuk mendova fare për veten, prisja pak më shumë për Ermalin. Ishte një zhgënjim i madh për mua, por këto gjëra i ka loja dhe duhet t’i pranojmë.
E shihje Arbrin si fitues?
Arbri ishte një ndër fituesit e mundshëm, por dy pretendentët kryesorë ishin Ermali dhe Liami. Arbri ishte ai që i shfrytëzoi me zotësinë e vet



I je kundërvënë shumë javën e fundit. Kjo për faktin se shprehte shumë siguri në fitore?
Jo vetëm për këtë. Arbri, duke debatuar me Liamin, i ka thënë që ka bërë lojë të pistë, sepse kapej me çiftin. Vetë Arbri bëri të njëjtën gjë dhe nuk më pëlqeu fakti që u tregua kontradiktor. Iu kundërvu Liamit se më ofendoi mua, por të premten ishte Arbri ai që për pak ngriti dorë ndaj meje. Ishin të gjitha këto që e bëjnë Arbrin kontradiktor dhe bashkë me sigurinë e tij të tepruar, më tepër ambicioz nga çfarë e mendoja.
Të ka favorizuar apo penguar lidhja që krijove me Ermalin?
Nuk mund ta quaj favorizim, sepse përndryshe nuk do të isha në këtë pikë. Publiku do të shikojë një javë apo dy historinë e bukur të një çifti, por pastaj do të shikojë Françeksën me karakterin e saj dhe Ermalin me karakterin e tij. Besoj se këtë gjë e pa, përderisa ne të dy ishim deri në fund bashkë. Lidhja në shtëpi më shkaktonte ndonjëherë stres më shumë se ç’mund të kishin banorët e tjerë, duke pasur parasysh që gjithmonë gjykonin për lidhjen dhe moshën, por në fund të fundit ishte eksperienca më e bukur që unë kam kaluar deri tani. Shpresoj të mos mbyllet gjithmonë me kaq.
A do të vazhdojë jashtë?
Janë të tjera kushte, por përderisa rezistuam në një lojë të egër dhe të fortë si ajo e “Big Brother”, besoj se jashtë do të jetë më e bukur, më e lirshme.
Sa ishin pretendimet e tua për çmimin e madh?
Finalen e prisja, ndonëse nuk isha 100 për qind e sigurt. Ishte logjike që nga pesë veta, njëri do ta merrte dhe ne na shkonte ndërmend gjithçka: mund ta fitonim, mund të dilnim të parët apo të fundit. Medaljen me veten time e kam fituar. Pasi dola, e kuptova që kisha marrë edhe një medalje nga publiku.
Ata më kthyen atë që unë u kisha dhënë për tre muaj.
E takove familjen e Ermalit?
Jo, nuk kam takuar akoma asnjë. Ermali takoi familjen time, por besoj se dhe unë do t’i takoj. Gazeta Shqip

Nessun commento:

Posta un commento