Kerko

FB LIKE

lunedì 28 maggio 2012

Seks në taksi, Blake: Do e lë pijen


>Femra e cila u shndërrua në lajm të ditës pasi gjatë vizitës në Dubai u arrestua se kishte kryer marrëdhënie seksuale në sediljen e pasme të një taksie vazhdon të jetë protagonist. Becky Blake mësohet të ketë deklaruar se nisur nga incidenti që më pas solli edhe pushimin e saj nga puna në Britaninë e Madhe, ka vendosur që të heqë dorë nga pija.

Një ditë më parë ajo pati deklaruar se kishte konsumuar dhjetë orë rrjesht pije alkolike deri përfundoi në një taksi dhe që prej aty u akuzua se kishte shkelur rregullat strikte të vendit islamik duke kryer marrëdhënie seksuale. Pasi u lirua nga burgu ku u mbajt për disa ditë ajo humbi punën në Britani ku merrte 100 mijë paund në vit. “Kam marrë një leksion dhe kam mësuar nga gabimet. Do të heq dorë nga pija”, u shpreh ajo.

Nessun commento:

Posta un commento