Kerko

FB LIKE

martedì 29 maggio 2012

Liami: Jam i zhgënjyer nga publiku, Arbri u viktimizua



Liami ishte një pretendent i fortë për çmimin e madh të “Big Brother”. I dyti më i votuar gjatë spektaklit të së shtunës dhuroi momentet më të bukura kur i propozoi “live” për martesë së dashurës gjermane. Liami beson se e kanë ndëshkuar votat që kanë shkuar nga Kosova për Arbrin, ndërsa thotë se kishte hyrë me qëllimin e qartë për të marrë çmimin e madh.
Ishe një hap larg çmimit të madh. Pse mendon se pati më shumë mbështetje Arbri?
Nuk është faji im, është faji i votave. Atë e votoi Kosova, ne të katërt na votoi Shqipëria. Për lojë nuk e fitonte.
Marrëdhënia juaj ka kaluar disa faza, deri sa arriti në një krisje të fortë kohët e fundit. Ishte për efekt të lojës?
Krisja ka qenë një lloj depresioni që po kalonte Arbri e që duhet të plaste në njëfarë mënyre. Një fjalë e vogël u bë shumë e madhe dhe i thamë njëri-tjetrit ato që mendonim.
Je i zhgënjyer që nuk ke pasur mbështetjen që mendoje?
Jam i zhgënjyer nga publiku. Po të isha unë në vendin e tyre dhe të shoh një njeri që rri tre muaj mbyllur në një shtëpi që quhet “Big Brother” dhe javën e fundit thotë që unë e kam 90% të fituar, do ta nxirrja jashtë menjëherë. Unë vërtet kam kaluar edhe në ofendime brenda shtëpisë, por nuk kam dashur të viktimizohem dhe nuk e ka bërë asnjë nga banorët. Arbri shkonte në darkë te secili nga banorët e thoshte se në fund të muajit ngelte pa lekë, jetoj me qira, etj. Ai zgjodhi këtë mënyrë, bravo i qoftë, e fitoi. I shfrytëzoftë ato para në mënyrën e duhur.
Si ndihesh pas përgjigjes pozitive të Evelinës për martesë?
Jam shumë i kënaqur. Nuk e prisja hyrjen e saj me makinë, por më pëlqeu shumë.
Kur do të jetë martesa?
Është diçka që duhet marrë shtruar me këmbë në tokë.
Ajo po studion akoma, unë kam një punë dhe duhet të vëmë para mënjanë. Të kisha marrë çmimin, do të isha martuar direkt.
E prezantove me familjen, u kishe folur më parë për të?
Tani (dje në mesditë) te mami është. Ishalla nuk janë duke pirë kafe turke.
Ti i ke lëvizur gurët e shtëpisë. Cila është pika jote e fortë?
Unë kam vetëm shkollën e mesme, por kam bërë shkollën e jetës. Shumë vite jashtë shtetit, kam njohur të zinj, të verdhë, drogaxhinj, lloj-lloj tipash dhe kjo më ka bërë t’i përshtatem të gjithëve.
Disa nga banorët të kanë akuzuar për lojë të pistë…
S’ka problem. A ishte “Big Brother”? Pistë ose pastër, duhet të kesh shtupën me vete, po u bë pis, e pastron. Që ditën e dytë që kam hyrë, u kam thënë që kam ardhur për lekët e që duhet të kishin kujdes.
Do kthehesh në Gjermani?
Besoj se po. Kam një menaxher dhe dua ta kthej hobin tim në biznes. Të jem realist, shoh që qenkam bërë shumë interesant edhe këtu. Do jetë mirë sikur të kaloja ca kohë nëse do të më jepen oferta.
Do ta ftoje Evelinën të jetonte këtu?
Tani për tani ka shkollën, por dashuria bën gjithçka. Unë nuk do t’ia imponoj që ajo të vijë në Shqipëri. Gazeta Shqip

Nessun commento:

Posta un commento