Kerko

FB LIKE

martedì 15 maggio 2012

Incident në aktivitetin kundër homofobisë Pinderi: Ky, fillimi



Ka nisur me incidente manifestimi i parë i LGBT në Tiranë, një garë me bicikleta në Bulevardin kryesor të Tiranës. Dy tymuese janë hedhura nga dy persona si për të shprehur qëndrimin e tyre kundër fenomenit “gay” duke shkaktuar rrëmujë, panik dhe bllokim trafiku në bulevard.



Incidenti
Rreth 20 persona të komunitetit LGBT kanë nisur sot në Tiranë aktivitetet sensibilizuese në kuadër të Dites Botërore kundër Homofobisë që është në datën 17 maj.
Pjesëmarrësit LGBT kanë nisur garën e bicikletave duke filluar nga Sheshi “Nënë Tereza” drejt bulevardit. Në nisje të garës 2 persona identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur kanë hedhur në drejtim të tyre dy tymuese.
Forcat e policise (rreth 30 forca policie) që po mbikqyrin këte manifestim të parin të kësaj natyre në kryeqytetin shqiptar, kanë identifikuar dhe më pas kanë shoqëruar dy “provokuesit”. Aktiviteti i LGBT ka vijuar më pas normalisht.

Në fjalën e tyre para kureshtarëve që ishin të pakët aktivistë të LGBT u shprehën të indinjuar lidhur me incidentin në nisje të aktivitetit.
“Patëm disa tentativa nga disa agresorë që nuk e përkrahën lëvizjen tonë. Por dua tu them atyre që është vetëm fillimi. Pervec mentalitetit që ekziston në Shqipëri arritëm të sfidonim edhe motin e keq” u shpreh aktivisti Kristi Pinderi.
Marshimi isotëm përgjate Bulverdit Dëshmorët e Kombit me sloganin: “Flije Mendjen! Disa njerëz janë Gay” do të pasohet me aktivitete të tjera në ditët në vijim.
Në 16 Maj kjo lëvizje do jetë në Vlorë. E më pas në datën 17 në Tiranë me një ekspozitë.
Në njoftimin për mediat të kësaj lëvizje theksohet se në të gjitha eventet në kuadër të 17 Majit, ne do tregojmë se historia e LGBT nuk është vetëm ajo historia e shtypjes, e diskriminimit dhe e dehumanizimit të natyrës njerëzore, por është mbi të gjitha një histori e përjetshme dashurie.

Nessun commento:

Posta un commento