Kemi mesuar ke kengetarja Greta Koci ka dhene doreheqjen nga posti i kryetares se Forumit Rinor te PD-se. Lajmi i mberritur ne redaksi flet per nje largim te Gretes nga posti i saj marre vetem disa muaj me pare, si pasoje e angazhimeve te shumta qe ai kerkonte, por qe nuk shperbleheshin financiarisht. Te gjithe i mbajme mend intervistat dhe deklaratat e kengetares ne lidhje me politiken, pasionin e saj te madh dhe vrullin me te cilin e kishte marre kete angazhim te ri.
Por mesa duket vrulli ka rene ndjeshem kur ai nuk eshte shperblyer. Dhe kjo eshte normale. Greta, nje figure e njohur e skenes dhe muzikes shqiptare, e cila ka arritur shume qe ne moshe te vogel, nuk po e perdorte politiken si nje trampoline apo si nje menyre per te bere perpara ne karriere, sepse ajo emrin tashme e ka krijuar. Madje te gjithe e kemi pare impenjimin dhe seriozitetin me te cilin Greta e kishte marre kete detyre te re. Gjithsesi, nuk e dime nese ky largim vlen vetem per postin e nenkryetares apo do te jete nje shkeputje e perhershme e Gretes nga politika. Ne shpresojme qe te pakten kjo te kete edhe nje ane te mire, kthimin e Gretes ne muzike me hite te reja, te cilat na kane munguar.
Nessun commento:
Posta un commento