Këngëtarja Genta Ismajli sot niset për në Shkup, ku do të fillojë xhirimet e videoklipit më të ri nga “Rec Production”. Mësuam se Genta ka kërkuar për xhirimin e këtij klipi shumë njerëz, që do të jenë thjesht statistë dhe duhen gati 200 të tillë për të qenë pjesë në këtë video të re.
Madje, produksioni i realizimit të kësaj këngë të re ka shpallur një lajmërim për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, madje ka lënë edhe orarin e takimit. Ne urojmë që Genta t’i mbledhë këta statistë sot dhe të realizojë këtë këngë, që është folur kohë më parë se do të jetë interesante. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
Nessun commento:
Posta un commento