Hulumtuesit e Universitetit Boise State kanë intervistuar 484 femra. 60 për qind e tyre deklaruan se tërhiqen
nga femrat tjera, 45 për qind pranuan se kishin puthur tashmë një femër tjetër, ndërsa gjysma e të
intervistuarave fantazojnë intimitetin me seksin e njëjtë.
Femrat jo rrallë herë përjetojnë ndjenja intensive nga miqësia e vërtetë me shoqet e tyre.
Arsyet duhet gjetur në mënyrën se si marrëdhënia e tyre funksionon.
Si shoqe, femrat kalojnë mjaft kohë së bashku, tregojnë detajet më intime të jetës private,
ndajnë të mirat dhe të këqijat dhe padyshim mbështesin njëra-tjetrën. Për këtë shkak thuhet
se miqësia e femrave nuk dallon nga marrëdhënia romantike.
“Femrat emocionalisht afrohen. Kjo krijon mundësi për zhvillimin e intimitetit dhe ndjenjave romantike”,
tha Elizabeth Morgan, njëra nga profesoreshat që udhëhoqi studimin. /Telegrafi/ |
Nessun commento:
Posta un commento