Kur solli në jetë vajzën e saj ishte në një koncert në Prishtinë, 2 majin e shumë viteve më parë. Në krah kishte edhe bashkëshortin e saj të ndjerë, i cili tani nuk është më pranë tyre. Megjithatë, Valbona Mema e kujton këtë moment si ndër më të lumturit e jetës së saj dhe e ndan me miqtë dhe fansat. “Po shkruaj një histori të vogël, shkëputur nga një moment i jetës time.
Para shumë vitesh nisem për në Prishtinë, në një koncert, ku ishim një grup shumë i madh nga Tirana: Fitnete Rexha, Aurela Gaçe, Ema Qazimi e shumë aktorë dhe valltarë.
Nisemi, por unë po prisja të sillja në jetë vajzën time. Rrugës kaluam shumë bukur dhe kur mbërrijmë i them Netit (Fitnetes), që nuk ndihesha mirë, e më thotë, bëj grimin dhe bëhu e bukur dhe më bëj edhe mua grimin. Fillova, por prapë nuk ndihesha mirë. Dalim në koncert në darkë dhe kur më erdhi radha mua, dola. Por brenda meje ndieja një frikë se diçka nuk shkonte.
Kthej kokën nga skena dhe shoh Sokolin, i cili më jep një shikim ku më thoshte që duhej të dilja mirë. Duke kënduar ndjeva që shumë shpejt do të bëhesha nënë. Dal nga skena dhe i them kolegëve që të vazhdonin koncertin, se une do të shkoja për të lindur. Më dërgojnë në spital.
Ka qenë data 2 maj. Të nesërmen vjen në jetë vajza ime, Marsa, që lindi në Prishtinë…Është gjithçka që kam, forca ime, loti im, buzëqeshja ime, jeta ime. Të falenderoj zemra ime që erdhe në jetë. Faleminderit Sokol që më dhe emrin nënë”, shkruan në statusin e saj, këngëtarja Mema, ndërsa e përfundon dedikimim me një shprehje trishtimi.

Nessun commento:
Posta un commento