Kerko

FB LIKE

domenica 27 maggio 2012

“The Sun”: Hoteli në Londër, prostitucion për 60 paund


Prostitutat shesin trupin për 60 paund në hotel Travelodge. Vajzat evropiane e ofrojnë shërbimin e tyre përmes një faqeje interneti me drita të kuqe. Sapo realizon kontaktin të dërgojnë në hotel dhe prej aty merr një ashensor të veçantë larg vëmendjes së recepsionit dhe barit. Femrat kanë dhomat ngjitur me njëra-tjetrën dhe kanë vështirësi të komunikojnë me klientët pasi flasin shumë keq gjuhën angleze. Gazeta britanike “The Sun” dërgoi një skuadër gazetarësh për të investiguar këtë rast në Feltham, në perëndim të Londrës. Një vajzë hungareze që e thërriste veten Mia e mori gazetarin në një dhomë dy kate nëndhe ndërsa i kërkoi ta paguante 60 paund për një gjysmë ore.


Ajo nuk e kuptonte gazetarin në momentin kur ky i fundit kërkoi të kuptonte çfarë shërbimi do të përfshihej në këtë pagesë ndërsa i kaloi telefonin tutorit të saj. Një person në anën tjetër të telefonit thotë se “ajo do të ju japë një shërbim shumë të mirë”. Më pas gazetarit i ofrohet të zgjedhë nëse dëshiron të bëjë seks me prezervativ apo pa të. Në atë moment gazetari vendos të largohet por Mia nuk ja kthen mbrapsht më paratë.





Nessun commento:

Posta un commento