Kerko

FB LIKE

domenica 27 maggio 2012

Suksesi në Eurosong, Berisha uron Ronën: Je zëri absolut



TIRANE - Shqipëria është renditur në vendin e pestë në Festivalin Europian të këngës, duke arritur për herë të parë një rezultat të tillë. Rona Nishliu që përfaqësoi vendin tonë në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor me këngën “Suus” e ngjiti Shqipërinë në vendin e pestë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm që mbahej prej këngëtares Anjeza Shahini, me këngën “Image of you” në vitin 2004 kur Shqipëria u rendit në vendin e 7-të në Eurosong.



Me një interpretim të ndjerë dhe emocionues Rona Nishliu u ngjit e treta në skenën e Eurosong, kënga e saj u shoqërua me duartrokitje dhe në fund arriti të mbledhë 146 pikë duke i dhënë Shqipërisë vendin e 5-të në Eurovizion. Pavarësisht se edhe në këtë edicion të Festivalit Europian të këngës mbizotëroi politika e mbështetjes me pikë për vendet fqinje, sërish Rona Nishliu arriti që me performancën e saj të shkëlqyer të renditet ndër këngët më të mira, duke u pozicionuar e 5-ta në natën finale ku konkurruan 26 shtete.

Rona Nishliu, mori pikë maksimale nga Mali i zi (10 pikë), Austria (8), San Marino (12 pikë, Belgjika (10 pikë ), Turqia (5 pikë), Greqia (10 pikë), Bosnja (6 pikë), Zvicra (12 pikë), Maqedonia (12 pikë), Italia (12 pikë), Hungaria (8 pikë), etj. pas Rusisë, Serbisë dhe Azerbajxhanit.Rona Nishliu është krahasuar me këngëtaret Chaka Khan e Aretha Franklin pas performancës në Eurovision.

Fituese e Eurovizionit që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit u shpall Suedia, të cilën e ka përfaqësuar Loreen me këngën “Euphoria”. Vendi i dytë ka shkuar për gjyshet e Rusisë, më pas u renditën Serbia dhe Azerbajxhani, dhe Shqipëria me vendin e pestë, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj në këtë kompeticion madhështor të muzikës evropiane.

BERISHA URON RONEN: PERFAQESIMI, I MREKULLUESHEM

Kryeministri Berisha ka uruar këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar për suksesin e arritur në festivalin Evropian të këngës. Zyra e shtypit Kryeministrisë bën me dije se "Kryeministri Berisha i telefenoi mënjëherë pas përfundimit të festivalit, këngëtares, Rona Nishliu dhe i përcolli asaj urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer si dhe për përfaqësimin dhe interpretimin dinjitoz.

Kryeministri i shprehu asaj se për shqiptarët por jo vetëm për ata, ajo ishte zëri absolut i Festivalit dhe se i kishte përfaqësuar ata në mënyrën më të mrekullueshme.

Nessun commento:

Posta un commento