Sonte, në ekranin e “Top Channel” do të transmetohet nata finale e njërit prej spektakleve më të ndjekura televizive në Shqipëri. Sonte do të shpallet fituesi i edicionit të pestë të “Big Brother”. Publiku është i ndarë në shumë pjesë tashmë dhe të gjithë duket se e kanë bërë përzgjedhjen e tyre. Në forume të ndryshme virtuale emri që lakohet më së shumti si fitues i mundshëm i këtij edicioni është ai i Liamit. Por asgjë nuk është e sigurtë…
Ne kemi arritur të zbulojmë se autorët e spektaklit po planifikojnë një finale gjigande, gjatë së cilës të gjitha ambientet e shtëpisë së famshme do të shndërrohen. Protagonistët e natës nuk do të jenë vetëm konkurrentët, por edhe familjarët e tyre, të cilët kanë përgatitur surpriza për secilin finalist. E dashura gjermane e Liamit, Evelina duket se e ka ruajtur për në finale ardhjen në Shqipëri. Mekanizmi kryesor i natës finale do të jetë televotimi, i cili do të mbyllet e rihapet pas çdo daljeje të banorëve deri në shpalljen e fituesit. Bluetooth

Nessun commento:
Posta un commento