Pas 3 muajsh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, 5 finalistët e Big Brother Albania, Ermali, Françeska, Arbëri, Genta, dhe Liami por edhe publiku, do të mësojnë se kush do të jetë fituesi i këtij reality show. Ashtu siç do vit tjetër edhe këtë natë nuk do të mungojnë surprizat dhe të papriturat për konkurrentët.
Ndërkaq organizatorët thonë se, shtëpia e Big Brother do të transformohet sonte në mbrëmje në një arenë multifunskionale. Do të ketë hapësira të reja, ambiente dhe të ftuar surprizë, si dhe një teknologji e lartë dhe një konceptim modern për finalen e madhe të ediocionit të pestë të këtij reality show. Të pestë konkurrentët kanë mbështetjen dhe simptatinë e fansave të tyre, ndaj dhe fituesi ngelet surprizë




Nessun commento:
Posta un commento