Shpërthyese dhe emocionuese. Kjo ishte Rona Nishliu në natën e finale të Eurovisionit, e cila u shoqërua nga duartrokitjet e publikut gjatë gjithë performancës së saj. Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja kosovare Rona Nishliu, këndoi e treta në skenën e Eurovizionit. Pas mbledhjes se pikeve, Rona u rendit e pesta me 146 pike duke i siguruar Shqiperise direkt vitin tjeter hyrjen e Shqiperise ne finale.Eurovision u fitua nga Suedia me shumicen e pikeve.
Televizioni Publik Shqiptar transmetoi live natën finale, ku përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja kosovare falenderoi nëshqip pas përfundimit të këngës.
Ne fund te spektaklit, kënga “Suus” grumbulloi 146 pikë, dhe kështu u rendit si kënga me pozicionin më të mirë të Shqipërisë në këtë eveniment evropian. E dyta qe ka pozicionuar Shqiperine denjesisht ne Eurovision ka qene Anjeza Shahini ne vitin 2004 qe u pozicionua ne vendin e 7 ne finale me 106 pike.
Sido që të jetë, edhe në këtë edicion vazhdoi politika e votimit të shteteve fqinje, megjithatë vendi që zuri Shqipëria është për t’u admiruar.
Eurovisionin për vitin 2012 e fitoi kënga “Euphoria” e përfaqësueses nga Suedia, Loreen, e cila grumbulloi 372 pikë.
Në skenën e Eurovizionit, që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit valëviteshin edhe flamuj shqiptarë gjatë kohës që Rona këndonte “Suus”-in e saj.
Para fillimit të finales Rona u shpreh shumë optimite se do të japë maksimumin dhe se do ketë mbështetjen e gjithë shqiptarëve.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë, shumë e qetë, shumë komode, e gatshme për të performuar në skenën e Eurovision”, deklaroi ajo pak më parë, duke folur drejtpërdrejt për Televizionin e Kosovës. “Personalisht mendoj që konkurenti më i madh i imi është vetja ime”, u shpreh Rona, e pyetur se cili është konkurenti më serioz në finalen e festivalit evropian të këngës.
Kënga “Suus”, e cila u interpretua nga Rona, u vlerësua lart nga ekspertët e muzikës, mediat dhe shumë adhurues të muzikës. Interpretimi i saj ka marrë më së shumti klikime në YouTube në krahasim me të gjitha interpretimet e tjera që kanë hyrë në finale.
Videoja në “Youtube”, e hedhur nga kanali zyrtar i “Eurovision”-it ka arritur të marrë 342.907 klikime gjatë dy ditëve të kaluara. Rona është krahasuar me këngëtaret Chaka Khan e Aretha Franklin pas performancës në Eurovision. Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e ka komentuar paraqitjen e Ronës si shumë të fuqishme, duke thënë se ajo askënd nuk e lë indiferent dhe askush nuk e dritheron sallën e kristaltë si ajo.
Lista e plotë e këngëve pjesëmarrëse në finale të Eurovision 2012:
Britania e Madhe – Engelbert Humperdinck – “Love Will Set You Free”
Hungaria – Compact Disco – “Sound Of Our Hearts”
Shqipëria – Rona Nishliu – “Suus”
Lituania – Donny Montell – Love Is Blind
Bosnje e Hercegovina – Maya Sar – “Korake Ti Znam”
Rusia – Buranovskiye Babushki – “Party For Everybody”
Islanda – Greta Salome & Jonsi – “Never Forget”
Qipro – Ivi Adamou – “La La Love”
Franca – Anggun – “Echo” (“You And I”)
Italia – Nina Zilli – “L’Amore E Femmina” (“Out Of Love”)
Estonia – Ott Lepland – “Kuula”
Norvegjia – Tooji – “Stay”
Azerbajxhan – Sabina Babayeva – “When The Music Dies”
Romania – Mandinga – “Zaleilah”
Danimarka – Soluna Samay – “Should’ve Known Better”
Greqia – Eleftheria Eleftheriou – “Aphrodisiac”
Suedia – Loreen – “Euphoria”
Turqia – Can Bonomo – “Love Me Back”
Spanja – Pastora Soler – “Quedate Conmigo” (“Stay With Me”)
Gjermania – Roman Lob – “Standing Still”
Malta – Kurt Calleja – “This Is The Night”
Maqedonia – Kaliopi – “Crno I Belo”
Irlanda – Jedward – “Waterline”
Serbia – Zeljko Joksimovic – “Nije Ljubav Stvar”
Ukraina – Gaitana – “Be My Guest”
Moldavia – Pasha Parfeny – “Lautar

Nessun commento:
Posta un commento