Kerko

FB LIKE

mercoledì 23 maggio 2012

Qëlloi një person për vdekje, arrestohet nusja në ditën e dasmës



RUSI- Policia në rajonin rus të Udmurtijas ka arrestuar një grua në dasmën e saj. Ngjarja ndodhi disa orë pasi ajo thuhet se e ka qëlluar një person për vdekje. Sipas raporteve të policisë bëhet e ditur se, 22-vjeçarja dyshohet të ketë qenë e dehur, kur e ka qëlluar për vdekje një njeri, në prag të martesës së saj. Ajo e akuzoi viktimën se i kishte para borxh ndaj e qëlloi.



Trupi i viktimës 45-vjeçare u zbulua disa orë më vonë pasi ishte qëlluar për vdekje. Edhe pse nusja kishte qëlluar një person për vdekje nuk e prishi planin e saj për martesë dhe shkoi në zyrën e gjendjes civile ku nënshkroi edhe aktin e martesës, por ky gëzim nuk i zgjati shumë pasi policia e arrestoi në banketin e saj të dasmës.

Nessun commento:

Posta un commento