Himare – Vlore – Nxehja e mekanizmit të frenave të autobusit dhe hyrja ne kthesë me shpejtësi tej normave të pershtatshme per aksin, dyshohet se kanë sjellë aksidentin e 21 majit pranë kthesës së fundit të aksit Vuno-Himarë ku gjetën vdekjen 13 persona dhe u plagosën 26 të tjerë.
Policia ka bere nje relacion per prokurorine ku thuhet se nga levizja me 40 km/h, teksa ia frohej ktheses per shkak edhe te dishezes, autobusi ka arritur ne shpejtesine 50 km/h. Kjo shpejtesi konsiderohet e larte per rrugen ku ndodhej mjeti. Sipas relacionit te policise, per shkak te shpejtesise se larte besohet se edhe frenimi nuk ka dhene efekt ndersa perjashtohet defekti ne sistemin e drejtimit te mjetit.
Nga kqyrja e tambureve, ferrotave dhe pjesëve të tjera mekaninë si dhe nga gjurmët e mbetura në vendin e ngjarjes dhe dëshmitë e para, duket se ka pasur tejnxehje të frenave të autobusit, të cilat në momentin kur mjeti ka qenë në zbritje dhe në kthesë kanë arritur në një stad ku nuk mund të funksiononin në parametrat normalë.
Një numër prej 25 ekspertësh të mbledhur nga Prokuroria dyshojnë se gjatë gjithë itinerarit të ekspeditës kryesisht në ngjitjen e Qafës së Llogarasë mbajtja e frenave në cdo kthesë ka ndikuar negativisht në nxehjen e ferrotave. Kjo ka sjellë si pasojë zvogëlimin deri në minimum të ferrotave dhe ka bërë të pamundur frenimin dhe uljen e shpejtësisë së autobusit.
Sipas specialistëve në raste rrugësh të tilla këshillohet ecja jo me shpejtësi të lartë dhe “frenimi me anë të marrsheve” duke futur mjetin në marshe të ulëta aty ku duhet të ecet ngadalë për të mos përdorur sistemin e frenimit i cili në raste të tilla nxehet jashtë mase.
Ndikim të konsiderueshëm në ndodhjen e aksidentit ka pasur edhe pjerrësia e segmentit rrugor. Sipas ekspertëve të prokurorisë koeficenti i fërkimit të gomave me asfaltin për automjetet e transportit publik apo ato të rënda është 0.4 përqind dhe jo si në rastin e autoveturave të cilat kapjen e gomës me asfaltin e kanë deri në kuotat 0.7 përqind.
Kjo do të thotë që frenimi i mjeteve të vogla është më efikas sesa ai i autobusëve apo automjeteve të rënda. Nxehja e ferrotave e ka ulur kapjen e gomave në asfalt në 0.3 përqind. Të dhënat teknike të frenimit, nxehja e ferrotave por dhe pjerrësia e segmentit sëbashku me tangenten e kthesës; e kanë bërë mjaft të vështirë ndaljen e automjetit.
Sipas Prokurorisë autobuzi po lëvizte brenda normave të shpejtësisë. Në këtë kohë nuk ka funskionuar frenimi dhe sipas dëshmitarëve të mbijetuar që ndodheshin në autobus, drejtuesi i mjetit ka bërtitur disa herë duke thënë se nuk po i mbanin frenat teksa autobusi drejtohej për në greminë.

Nessun commento:
Posta un commento