Kerko

FB LIKE

giovedì 24 maggio 2012

Ligji grek pengon linjat e autobusëve Shqipëri-Greqi



ATHINE - Qeveria greke ka nxjerr një ligj që pengon linjat shqiptare të autobusëve të bëjnë linjën Shqipëri-Greqi nëse nuk kanë një partner grek.

Kompanitë, të cilat nuk mund të transportojnë njerëz nga Greqia në Shqipëri janë: Joy Travel, Emigranti Tours, Al Travel, Ahmeti Travel, Saranda Expres, Nelo J.K., Alb Trans, Osumi Travel, Gjirokastra Tours, Likoka Travel, Teros Lines 2009, Zagoria Travel, Kaso, Prifti Tours, Alket Travel, Alba Trans, Vaka Juli Travel, Përmeti Expres Lines.



Ali Dyrmishi, pronari i ‘Osumi Travel’ thotë për News24 se prej gati 1 muaji iu është blluar puna. Ai sqaron se nuk ishin njoftuar nga Ministria e Transportit për këtë ligj, që rrezikon t’iu shkaktojë falimentimin. Sipas Dyrmishit, “firmat shqiptare kanë investuar 1-5 mln euro për autobusët e tyre dhe në çdo rast duhet t'iu kishin lënë të paktën 6 muaj kohë”.

Mediat greke shkruajnë për çështjen e bllokimit të autobusëve Shqipëri-Greqi, me titullin “Rrëmujë me autobusët Shqipëri-Greqi”. Në shkrim thuhet se “autobusët e transportit të 18 kompanive shqiptare janë ndaluar të hyjnë në Greqi nga Ministria greke e Transportit, sepse sipas kësaj të fundit, nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për shërbimet e rregullta mes Greqisë dhe shteteve të cilat nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian”. Shkrimi iu referohet shqiptarëve të cilët thonë se "bëhet fjalë për interesa ekonomike, pasi bileta e tyre ishte më e lirë”.

Nessun commento:

Posta un commento