Leona Lewis mësohet se do të kthehet në spektaklin që e bëri të famshme por këtë herë do të jetë në rolin e anëtares së jurisë. Këngëtarja do të jetë e ftuar speciale në audicionet në Londër në O2 Arena.
Ajo do tu bashkohet edhe emrave të tjerë të rëndësishëm si Robbie Williams dhe Rita Ora. Një burim tha për median se “Leona nuk ka ndonjë element të veçantë që ka spikasë në kritika por ka një eksperiencë si këngëtare dhe është e ambientuar me formatin e X Factor”. Leona ka fituar serinë e tretë të X Factor në vitin 2006 dhe që prej asaj kohe ka shitur 10 milion disqe në gjithë botën.

Nessun commento:
Posta un commento