Kerko

FB LIKE

martedì 22 maggio 2012

Gjendet tjetër kufomë nën rrënojat e autobusit në Himarë?


Banorët e Himarës raportojnë se është gjetur edhe një kufomë e seksit femër në rrënojat e autobusit të aksidentuar ditën e djeshme. Kur ishte menduar se tashmë sytë do ishin vetëm tek të plagosurit, vjen edhe ky lajm i rëndë, që sërish nuk është konfirmuar nga policia. Milto Malaj, një banor i zonës e ka konfirmuar lajmin për News 24.



Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, deklaron se 2 studente janë në gjendje të rëndë shëndetësore. “Rastet paraqiten në gjendje të qëndrueshme. Besoj se për një pjesë të mirë ka kaluar natë e vështirë, por ka një ecuri pozitive. Mbetet problematike dhe serioze gjendja e dy vajzave, traumat e të cilave kanë qenë të gjera. Parametrat mbahen në mënyrë të qëndrueshme. Përgjithësisht mund të thuhet se nga 25 të plagosurit konkludohet se 2 janë në një gjendje tepër të vështirë. Edhe në Vlorë të plagosurit i kanë kaluar rrezikut për jetën. Janë me frymëmarrje të drejtuar. Transporti jashtë është i pamundur. Ata mbahen në jetë nëpërmjet aparaturave.”

Nessun commento:

Posta un commento