Kerko

FB LIKE

martedì 29 maggio 2012

Ermali: Pretendoja më shumë



Ermali ka qenë një nga banorët që ka spikatur në shtëpinë e “Big Brother” dhe një pretendent i çmimit të madh. Ndihet i befasuar që doli i pari natën finale, pasi pritshmëritë e tij ishin më të mëdha. Shprehet se lidhja me Françeskën nuk e ka kushtëzuar në lojë dhe mendon se historia e tyre do të vazhdojë si ajo e një çifti normal.



I pesti në “Big Brother”. Të çuditi fakti që dole i pari?
Pretendoja më shumë, pasi kisha besim te vetja. Këtë siguri e shihja edhe te banorët e tjerë. Më shihnin si konkurrent të fortë dhe ata vetë u habitën kur unë dola. Nuk është fundi i botës. Jam i lumtur që kam arritur deri këtu.
Mendon se e ke lënë pas dore lojën gjatë javëve të fundit?
Jo, sepse edhe po ta lija unë pas dore, ishin gjithë banorët e tjerë që nuk më linin. Është publiku ai që vendos. Unë nuk e di si perceptohen gjërat jashtë, por brenda isha i sigurt.
E meritonte Arbri fitoren sipas teje?
Do të ishte një fitore e merituar për këdo nga ne, sepse luftuam fort. Është shumë mirë që i jepet një djali nga Kosova se në një farë mënyre edhe shoqëria e tyre duhet të afirmohet. Shqipëria është vendi i dytë mëmë dhe ka më shumë mundësi për t’i nxjerrë në pah talentet e ndryshme. Më bëhet qejfi edhe për Arbrin.
Mes tij dhe Liamit, kë do zgjidhje?
Do zgjidhja Arbrin, sepse më afrohet si karakter dhe personalitet dhe me të kam biseduar shumë rreth temave të ndryshme sociale. Liami ka qenë tip më sportiv dhe nuk ka preferuar shumë të futet në biseda të tilla.
Si do ta përkufizoje eksperiencën tënde?
Një eksperiencë shumë e bukur. Arrita të kuptoja disa gjëra te vetja, sidomos të vetëkontrollohem më shumë në zënka e sipër. Kam njohur personazhe të ndryshme, 25 të tillë dhe ishte gjë shumë e bukur.
Do kishe bërë lojë tjetër po të mos ishe në lidhje me Françeskën?
Absolutisht jo.
Si do vazhdojë historia juaj?
Do shkojë si lidhje normale. Mund të ketë zënka, pajtime, xhelozi, ato janë brenda normave të një lidhjeje.
Çfarë do të bësh pas daljes nga shtëpia?
Jeta ime do vazhdojë normalisht, nuk do të ketë ndonjë ndryshim shumë të madh. Do ta vjel deri në pikën e fundit atë çfarë kam përfituar këta 3 muaj.

Nessun commento:

Posta un commento