Kerko

FB LIKE

domenica 13 maggio 2012

Bertina e “BB3”, pas pesë muajsh ndarjeje dëshiron t’i rikthehet sërish lidhjes me Erionin


Pas gati pesë muajsh ndarjeje përfundimtare nga Erion Zeqiraj, me të cilin u njoh në lojën e “Big Brother 3”, duket se Bertina Mehmeti nga Delvina ndihet nostalgjike dhe e lënduar, duke shfaqur dëshirën për një rikthim të ri në lidhjen e saj me Erionin. Edhe pse dy ish-konkurrentët e “BB3” preferuan ta mbanin larg mediave lajmin e ndarjes, ata nuk mund ta mbanin aq të fshehtë, për sa kohë nuk u panë të dilnin më bashkë, ashtu siç dilnin për dy vite rresht, ndërsa jetuan historinë e tyre të dashurisë që lindi në këtë reality show.

Tashmë Erioni vazhdon punën si drejtues i programit “Agon” në një televizion privat, ndërsa Bertina si agjente marketingu në një kompani private. Ata vazhdojnë të frekuentojnë jetën e natës si më parë, por secili me shoqërinë e tij, ndërkohë që as njëri-as tjetri nuk janë parë të kenë krijuar ndonjë lidhje të re. Kështi që ky fakt e ka shtyrë Bertinën të reflektojë, duke u shfaqur nostalgjike për lidhjen e saj me Erionin në bisedat me miqtë.

Po ashtu, në profilin e saj në facebook, ajo poston vetëm statuse, vargje apo këngë që i dedikohen një dashurie të humbur. “Nga dashuria në qiell u shtriva/ Me kokë në qiell unë fjeta gjatë/ Dhe s’u pendova që aq të desha/ Ndërmend e kam të të dua prapë”, janë këto vargje të njohura që gjenden në profilin e saj.
Ndërkohë që vazhdon me fjalët “Kur jemi të lumtur jemi aq të verbër, saqë nuk mendojmë çfarë themi, çfarë bëjmë. Thjesht shijojmë çdo moment… Por pasi kalon pak kohë e kuptojmë që ishte thjesht një iluzion, se asgjë nuk zgjat përgjithmonë.” Më tej, në postimet e saj në profilin në facebook, ku komentohet nga shumë fansa, ajo shkruan: “Kurrë mos thuaj kurrë, gjithmonë lufto për atë gjë që mendon se ia vlen, mos u venit nga dallgët e jetës, por qëndro dhe rezisto dhe kur të arrish këtë, atëherë lufto që ta mbash pranë dhe ta meritosh atë”.
Ndërsa Erioni nga ana e tij shfaqet më moskokëçarës, dhe duket se për të historia me Bertinën është një histori e hedhur pas krahëve. PanoramaPlus

Nessun commento:

Posta un commento