Kjo foto e ardhur në redaksinë tonë e tregon këngëtaren e re, Beatrix Ramosaj në një situatë jo fort të këndshme. Pikërisht, në rolin e kamarieres në një lokal në Tiranë. Ashtu sikurse edhe ju lexues, edhe ne u çuditëm dhe menduam se ndoshta Beatrix ishte duke marrë porosinë e vet… por, në fakt, këngëtarja simpatike ndodhet brenda banakut, çka na bën të dyshojmë edhe ne…
Nuk dimë nëse këtë gjë Beatrix e ka bërë nga qejfi apo nevoja, por fotoja flet më shumë se fjalët në këtë rast…! Gjithsesi, këngëtarja e re nuk është se ka hequr dorë nga muzika. Përkundrazi.
Tashmë që po përfundon vitin shkollor, ajo ka nisur përgatitjet për këngën e radhës, e cila duket se është gati, pasi Beatrix po realizon edhe klipin e këngës. Nxito Beatrix, bëje klipin dhe prezantoje, se publiku të do në skenë dhe jo në të tilla situata. Koha Jone

Nessun commento:
Posta un commento