Siç është bërë traditë tashmë, ngjarje të tilla si “Big Brother” nuk kalojnë pa u shfrytëzuar edhe nga kompanitë e basteve. Kështu për shembull edhe këtë vit, kompania e basteve “Eçobet” ka hedhur në web emrat e kandidatëve me koeficientët përkatës. Në krye të listës me koeficientin më të vogël qëndron Liami ( 1.70), i dyti Ermali me koeficient ( 2.50), i treti Arbëri ( 2.75), dhe pastaj vijnë Genta e Françeska me koeficient përkatës ( 3.50 dhe 4.00).
Se cili prej të katërve do të jetë fituesi, këtë pritet ta vendosë publiku sot në mbrëmje, ndërkohë që deri atëherë ju që keni ndonjë parandjenjë të fortë mund të vini baste.

Nessun commento:
Posta un commento