Kerko

FB LIKE

lunedì 28 maggio 2012

Jonida Maliqi: Ju rrefej pervojen me te bukur ne jete



Kengetarja e njohur Jonida Maliqi e cila konsiderohet si nje nder artistet me me ndikim ne vend, ne nje interviste rrefen projektet e saja me te reja muzikore nder to edhe nje videoklip. Jonida Maliqi tregon per ndryshimin e jetes se saj pas lindjes se djalit te saj Danit si dhe varesine qe ka nga ai. Ajo flet edhe per ndjenjen me te forte qe ka perjetuar ndonjehere.



Nder te tjera ne biseden me noa.al, kengetarja tregon planet e saj per veren e cila sapo ka trokitur, pushimet ne det me familjen dhe eksperiencen me te bukur ne karrieren e saj. Jonida komenton edhe prurjet e reja ne muzike si dhe nuk ngurron te jape vleresimin e saj per kengen “Suus” e cila perfaqeson Shqiperine ne Eurovizion.
Jonida, jeni nder ato kengetare qe sa here shfaqeni nuk kaloni pa lene gjurme, cila do jete “gjurma” juaj e radhes?
Aktualisht jam duke punuar per disa materiale muzikore. Ne keto punime ka material te cilat jane solo por dhe bashkepunime me nje grup te njohur nga Kosova.
A keni ne plan ndonje album apo videoklip te ri?
Ne fakt per realizimin e nje albumi te ardhshem po mendohem, megjithate ju bej me dije se me nje videoklip te ri se shpejti do te rikthehem per publikun tim te dashur.
Cilesoheni si nje nga ato artiste qe spikat me veshjen e saj madje jeni cilesuar nje ikone per vajzat e reja, cfare vendi ze ne jeten tuaj pamja e jashtme?
Pamja e jashtme eshte mjaft e rendesishme per cdo femer, aq me shume per nje artiste e cila duhet te jete nje shembull pozitiv per te gjithe.
Pak kohe para se te beheshit nene ju kenduat kengen “Thesar pa emer”, tashme qe ky thesar e ka nje emer cfare ka ndryshuar ne jeten tuaj ?
Jeta ime ka ndryshuar vertete, por eshte nje ndryshim vetem per me mire. Tashme jam nene dhe per mua nuk ka ndjenje me te bukur se sa kjo qe po perjetoj.
Sa % te dites suaj i dedikoni djalit tuaj, dhe a ka qejfmbetje ne rrjetin e miqve tuaj per mungese perkushtimi pas lindjes se Danit?
Jam 100% ne dispozicion te tim biri. Per sa i perket miqve te mi, deri me tani nuk ka patur qejfmbetje fatmiresisht, megjithate besoj se cdo kush e kupton rendesine e vertete te jetes kur behet prind.
Nese do t’ju pyesnim cila eshte kronologjia e dites suaj, si do ta rendisnit?
Jam ne varesine e Danit. Gjithsesi si cdo nene e re zgjohem heret ne mengjes duke e ushqyer dhe me pas gjate paradites dalim bashke me nenen time apo mikeshat e mia. Kthehemi ne dreke ne shtepi per te bere gjumin e drekes dhe pasditeve mund te dalim ne kodrat e liqenit apo te shkojme prane biznesit te familjes.
A ju eshte dashur te beni sakrifica ne jeten tuaj profesionale per ate familjare?
Sinqerisht jo, nuk me eshte dashur te bej sakrifica. Gjithsesi e them pa medyshje ne qofte se do te me duhej, patjeter qe familja eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter.
Jemi ne fillim te veres, cilat jane planet tuaja per kete stine te nxehte?
Te pushoj ne bregdet me familjen time si dhe te punoj per projektet e ardhshme artistike, nje alternim i te dyjave.
Jeni shfaqur qysh femije ne skene, a ju ka ngelur dicka peng gjate ecurise artistike?
Deri me tani mendoj se ate cfare kam dashur e kam realizuar, nuk kam dicka te ngelur pezull qe mund ta quaj peng.
Cilen konsideroni si pervojen tuaj me te bukur artistike?
Pa dyshim qe pervoja me e bukur e imja ishte te qenit protagoniste ne muzikal ku per afro dy ore kam aktruar, kenduar dhe kercyer. Ka qene nje eksperience vertete e vecante dhe e bukur.
Cili eshte komenti juaj per prurjet e reja ne muzike, a ka ulje te cilesise ne keto prurje?
Ne keto prurje ka si ulje ashtu edhe ngritje. Artist i vertete per mua eshte ai qe i reziston kohes ndaj vetem koha e tregon ate qe vlen vertete. Koha Jone

Nessun commento:

Posta un commento